14:51 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tha se kishte fituar 79 mijë euro në lojërat e fatit, KPK merr vendimin për prokurorin e Vlorës

09:54 | 22/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tha se kishte fituar 79 mijë euro në lojërat e fatit, KPK merr vendimin për prokurorin e Vlorës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Alfred Sali.

Gjatë procesit të vlerësimit, në kriterin e pasurisë ra në sy pretendimi i tij se një shumë prej rreth 79 mijë eurosh e kishte fituar përmes lojërave të fatit në Gjilbraltar.

Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, vuri në dukje se pas hetimeve rezultonte se Sali nuk e kishte deklaruar shumën e fituar si gjendje cash në vitet pasuese.

Siç u relatua, Komisioni i kishte kaluar prokurorit barrë prove mbi dyshimet për “deklarim të rremë”, ndërsa përfshirja e tij në baste u cilësua si cënim i integritetit.

Prokurori Alfred Sali e kundërshtoi barrën e provës. Ai i tha KPK-së se kishte sjellë prova të mjaftueshme që tregonin fitimin e shumës dhe pagesën e detyrimeve për të. Sali tha në Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte një keqkuptim i tij për formën e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte në kundërshtim me ligjin dhe as me kodin e etikës, por shtoi në një shkëmbim pyetje- përgjigje me Komicin se nëse kthehej pas në kohë nuk do ta përsëriste.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Alfred Sali
Pas

“Merrni shembull nga Shijaku”/ Rama kritika për bashkitë e Tiranës dhe Durrësit: Shqiptarët janë të varfër, por jo të pistë!

Para

“Thoni o unë, o ai”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

Para
“Thoni o unë, o ai”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

"Thoni o unë, o ai", Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

Turqi/ Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.