21:31 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I tha se luante bixhoz, Artan Hoxha nxjerr videon: Berisha urdhëroi kapjen ‘gjallë a vdekur’ të Haklajt

09:12 | 28/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha nuk i ndal sulmet ndaj Hoxhës: ‘Luan lloto, e kam parë me sytë e mi, flinte te Haklajt’

Vijojnë replikat në distancë mes Arta Hoxhës dhe Sali Berishës.

Pasi Berisha nxorri mesazhet që gazetari luante bixhoz dhe ishte strehuar te Haklajt në Tropojë, Hoxha publikon një video ku dëgjohet Sali Berisha që urdhëron truprojet e tij të marrin me patjetër Shkëlqim Haklajn, në mitingun në Tropojë, më 22 qershor 1997.

Sipas Artan Hoxhës, nuk u arrit të ‘rrëmbehej’ Haklaj, por fundi i tij do të vinte më 5 janar 1998, kur ai dhe kunati i tij u qëlluan për vdekje me breshëri automatiku në një pritë të ngritur në Qafën e Luzhës.

Sipas gazetarit investigativ, kjo vrasje nxiti një zinxhir vrasjesh, ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës. Asnjë nga këto krime nuk është zbardhur.

Artan Hoxha shkruan në Facebook se nëse prokuroria do të zbardhë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, videoja më poshtë është prova e zanafillës së këtij seriali të përgjakshëm.

Ky reagim i gazetarit investigativ Artan Hoxha vjen pas përplasjes së djeshme me Sali Berishën në “Studio e Hapur”. Hoxha i bënte thirrje Berishës të mos e kërcënonte, ndërsa Berisha deklaroi se Hoxha mbron interesat e bandave në Shqipëri.

POSTIMI I ARTAN HOXHëS:

Kush e nisi serialin e vrasjeve ne Tropoje?!!!!

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke rregjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojen e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell nje tjeter rregjistrim kete radhe edhe me te rende.

Behet fjale per mitingun e fundit elektoral te presidentit ende ne detyre, Sali Berisha, para banoreve te Tropojes, me 22 qershor 1997.
Me qe jemi ne kohe rregjistrimesh dhe kur flitet per rregjistrime politikanesh apo shtetaresh te larte te implikuar ne krime shteterore.

Sali Berisha eshte rregjistruar nga stafi i tij duke kerkuar te rrembehet me patjeter, me forcen e armeve vellai i vogel i familjes Haklaj, Shkelqim Haklaj. Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjeter me vete, “gjalle ose vdekur” Shkelqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete ate dite qershori Shkelqim Haklajn pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun. Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkelqim Haklaj dhe Artur Demiri(Kunati i Fatmir Haklajt) u gjeten te masakruar ne automjetin e tyre ndersa ktheheshin nga qyteti i Krumes. Vrasesit, nje grup i madh personazh, qelluan drejt tyre me bresheri te tera armesh gjate nje prite te ngritur ne Qafen e Luzhes.

Kjo ishte vrasja e pare pas 1997-es qe i vuri flaken Tropojes dhe nisi konfliktin e pergjakshem ku mbeten te vrare dhjetera djem dhe burra ne Malesine e Gjakoves.
Asnje nga keto krime te pergjakshme, me mina te telekomanduara, snajpere dhe komando nuk eshte zbardhur kurre.

Nxitesi, organizatori dhe perfituesi direkt i ketij bilanci tragjik te vraresh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh te dhunuara ne Tropoje, ishte vetem nje emer.

Nese prokuroria shqiptare, ka ndermend te zbardhe ndonjehere kush fshihet pas krimeve ne Tropoje, ja ku e ka nje prove te re nga ku duhet te nise zanafilla e hetimeve per serialin e pergjakshem.

Pjesa me poshte, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta eshte shkeputur nga emisioni Xhungel, “Dosja Tropoja”, pjesa e katert, transmetuar per here te pare ne 3 dhjetor 2007

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: artan hoxhaSali Berisha
Pas

Vuçiç: Ja çfarë na ndodh po të mos pranojmë kompromisin me shqiptarët

Para

Rrugët e qyteti tuaj me borë? 5 këshilla si të ngisni makinën të sigurt

Para
Rrugët e qyteti tuaj me borë? 5 këshilla si të ngisni makinën të sigurt

Rrugët e qyteti tuaj me borë? 5 këshilla si të ngisni makinën të sigurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.