Dje për festën e 7 marsit, shumë VIP-a kanë postuar foto me mësuesit e i kanë kushtuar dedikime, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me aktorin e “Apartamentit 2xl”, Visjan Ukcenaj.
Visjani ka postuar një video në Instastory ku shpërthen ndaj mësueses së tij të matematikës e cila dikur i thoshte se ai nuk do bëhet njeri.
“Doja t’i thoja zyshës së matematikës: Hë mi zyshe, ti që the që nuk bëhem si njeri”, dëgjohet të thotë në videon aktori.
Dhe në fund e quan mësuesen “kurvë”. “E shef mi fillova nga fundi dhe tani jam këtu kurvë”, përfundon Visjani.