Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet, duke thënë se kjo është fitorja e parë e qytetarëve që iu janë bashkuar protestave.
“Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonëshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.
Ju jeni fuqia, ju jeni forca.
Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit”, u shpreh Basha.
Ndërkohë që Basha ka bërë thirrje dhe që të shmangen aktet e dhunës:
Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi I Evropës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm.
Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve.
Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës dhe të Besos së Tajvanit. Kush ka veshë ta dëgjojë? Kush nuk di anglisht ta
(E.K/Faxweb.al)