Sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka pasur debate, duke qenë se deputeti i PD-së Flamur Noka akuzoi qeverinë se po shuajnë zjarret me dy lopata dhe se emergjencat civile nuk përfshihen në asnjë ligj.
Teksa gjatë këtij debati tha se nuk kemi nevojë për helikopterë për shuarjne e zjarreve, Peleshi tha se deklarata e tij u interpretua keq.
Ai shtoi se ka thënë që ka leverdi për avionë për shkak të kostove.
Peleshi: Ne kemi helikopterë, do vijojmë të kemi. Kam thënë se s’ka leverdi të kemi avionë. Ju nuk mund të flisni me fjalët e mia. Avionët kushtojnë 50 mln euro. Do cmontoj keq interpretimin tuaj. Nuk na leverdis.
Por çfarë deklaroi më herët Peleshi?
Ne nuk kemi helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Këtë fakt e di publiku. Pse nuk kemi? Këtë mund ta diskutojmë. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen e avionëve, është treg i vogël. Çfarë bëjmë ne? Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore, jashtë vendit. Ndaj kostot tona janë edhe më të mëdha”, tha ai.
Discussion about this post