Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht nënkryetare e kësaj partie, Monika Kryemadhi ka nisur ditën e sotme me mjaft frymëzim dhe buzëqeshje edhe pse moti është gri.
Ajo është shfaqur nën një umbrellë me dizenjo lule dielli, e veshuar casul dhe me buzëqeshje dhe nuk ka hezituar të shprehet se edhe pse tha shumë gjëra në emisioni e djeshëm në “5 pyetje nga Babaramo”, ajo thekson se edhe shumë gjëra mbetën pa u thënë dje.
“Mirëmëngjes. Shumë gjëra mbetën pa thënë dje, por koha ecën për ata që punojnë dhe i përkushtohen qëllimeve të tyre. Ditë të mbarë dhe me bereqet shiu!”, shkruan Monika Kryemadhi në foton e postuar në Facebook.
Mbrëmjen e djeshme Kryemadhi, ka folur për situatën politike në vend, si edhe për çadrën e opozitës.
E pyetur nga Babaramo nëse i duket e arsyeshme kërkesa e Bashës që kryeministri Rama të lërë postin, Kryemadhi është përgjigjur: “Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, ose unë s’hyj në zgjedhje. Ka patur shumë kontradita, njëri thotë ik nga posti i kryeministrit, tjetri thotë nuk dua ta lë postin e kryeministrit, por me thënë të drejtën ai është mandatuar në këtë pozitë. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 2013-ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt”. (J.V/Shuplaka)