Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm, që po vetë shpërdau në një intervistë për mediat italiane, për një sherr që kishte bërë në vitet 90 në Itali me një polic, dhe që kishte çuar më pas në arrestimin/ndalimin e tij.
Pas reagimeve të shumta, kryesisht nga opozita, se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, Rama i lutet Zotit, që të rregullojnë mendjen e të tjerëve, edhe pse lajmi doli fillimisht nga mendja e tij.
Tashmë Rama i shqiptarizuar, pasi përdori një histori ndoshta edhe banale për t’u viktimizuar në Itali , shprehet se me policin kishte bërë vetëm sherr, asgjë më shumë.
Edi Rama: O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!
Rama për mediat italiane:
Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti.
(E.K/Faxweb.al)