08:57 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thaçi akuzë të fortë Rusisë: Po tenton të rrënojë Kosovën

13:57 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi akuzë të fortë Rusisë: Po tenton të rrënojë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një editorial të shkruar për Forumin Ekomomik Botëror, që mbahet në Davos, ka rrëfyer për lirinë e vendit dhe për krijimin e shtetit, në mbështetje të vlerave të përbashkëta perëndimore, dhe iniciativës humanitare të fuqive botërore për të ndihmuar Kosovën t’i shpëtojë regjimit të Millosheviçit.

Thaçi, përmes këtij editoriali, thotë se Kosova është produkt i humanizmit të fuqive botërore, që edhe përkundër që kishin kundërshtime nga forcat ekstreme politike në botë për të ndërhyrë në luftën e ’99-s, në fund u vendosën vlerat e përbashkëta dhe njerëzore.

“Tani, gati 20 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, duhet të pranojmë se bota ka ndryshuar që nga ato kohëra të ndërhyrjeve ndërkulturore dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare humanitare”, thuhet në shkrimin e Presidentit.

Ai thotë se gjendja më nuk është e njëjtë, dhe këto vlera të vendosura pas rënies së komunizmit në Evropë, po rrezikohen. Sipas Presidentit Thaçi, Rusia po rrezikon një shekull përpjekje të progresit botëror dhe një dekadë lirie të Kosovës.

“Këto forca e kanë origjinën në Rusi. Përpjekjet e koordinuara nga Moska – në mes të shtetit, kanaleve të propagandës, inteligjencës, hakerëve dhe aktorëve politikë – kanë një qëllim të qartë”, shprehet i pari i vendit.

“Ata duan të shkatërrojnë lidhjet e shumta të besimit: ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda shteteve perëndimore, ndërmjet shteteve që i përkasin NATO-s dhe BE-së, por edhe më gjerë”. /Express/

 

Pas

Aeroporti i Vlorës, Rama: Miratuam projektligjin për nisjen e negociatave. Së shpejti shpresoj Kukësin

Para

Përplasje mes prindërve tek urgjenca e pediatrisë në QSUT, njëri prej tyre nxjerr armën

Para
Vdekja e 7-vjeçares, ekipi i ministrisë niset drejt Durrësit për verifikim të rastit

Përplasje mes prindërve tek urgjenca e pediatrisë në QSUT, njëri prej tyre nxjerr armën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.