Presidenti i Koosvës Hashim Thaçi ka qenë një nga njerëzit më entuziastë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Vazhdimisht ai ishte shprehur se do të arrinte të bindtte ndërkombëtarët që Ushtria e Kosovës duhet të krijohet.
Mirëpo mesa duket Thaçi nuk e ka gjetur mbështetjen që kërkonte. Në këtë mënyrë ai i ka kërkuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, që të mos e fusë në rend të ditës, edhe për pak kohë, nismën e tij ligjore për formimin e ushtrisë.
Ai ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për t’u dhënë kohë të gjitha palëve të interesuara, për të shterrur përpjekjet, për ta kryer këtë proces përmes amandamenteve kushtetuese, njofton Klan Kosova. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post