Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh, duke thënë se duhet të kalojnë mbi trupin e tij për ta arritur këtë. Deklaratat e Thaçit u bënë gjatë Saimit të Diasporës që është organizuar nga ana e qeverisë shqiptare.
“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë, për shkëmbim kam folur edhe më herët. Dua të theksoj se shkëmbimi është pazar dhe askush nuk do të lejohet të bëjë pazar me kauzë kombëtare.
Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova”, tha ai
“Duhet tash së bashku me SHBA dhe BE, me NATO të lëvizim më shpejt drejt perspektivës së Kosova të ketë në NATI dhe BE, duhet të shkojmë drejt një zgjidhje që garanton njohjen nga 5 vendet e BE. Duhet të punojmë bashke me SHBA dhe miqtë e tjerë, nën një ombrellë euroatlantike
E theksoj se nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që asnjë broçkull e politikës elektorale ditore të cenojë raportin e përjetshëm me hisedarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, SHBA-të.
Bashkëngjitjen e atij territori me Kosovën pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, u shpreh Thaçi.
‘’Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA. me asnjë cmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënim i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjtshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t’i ndërprisni këto ide”, tha më tej Thaçi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post