Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç duket se tashmë kanë nisur negociatat për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Të dy presidentët kanë nisir takimin në Vjenë në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Para të pranishmëve ka qenë presidenti kosovar ai q ëka folur i pari. Në fjalën e tij Thaçi ka thënë se duhet të zgjidhen çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ecin më shpejt pasi askush nuk pret deri sa të “jemi të gatshëm arrihet marrëveshja”.
Ndërkohë që presidenti Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që t’I zgjidhin vetë çështjet e mbetura pezull.
Vuçiç ka thënë se ai nuk e pëlqen Thaçin ashtu sikur dhe e kundërta, por ata duhet të bisedojnë për të gjetur zgjidhje për dy vendet. Sipas Vuçiç problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kush ti zgjidhë përveçse vetë dy vendet.
Ndërkohë Thaçi ka shkruar në ;Facebook’ se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë historike që sipas tij i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane. Por, për të jetësuar këtë aspiratë, duhet të vazhdojmë punën në implementimin e reformave, si dhe në tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Faza e fundit e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme, e cila i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Prandaj, shtetet e rajonit, shtetet anëtare të BE-së ose shtetet e tjera të botës, nuk duhet të kundërshtojnë ose të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë korrigjimin e kufijve. I siguroj të gjithë se një marrëveshje e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë nën këtë skenar nuk do të jetë përgjatë vijave etnike. Kosova do të mbetet një shoqëri shumetnike dhe do të vazhdojë të ruajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Sepse, paqja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, do të ketë reflektime pozitive për mbarë rajonin dhe më gjerë”, ka shkrua ai.
(B.H/Faxweb)