18:03 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thaçi dhe Vuçiç takohen më 8 nëntor në Bruksel, temat që do diskutojnë

14:28 | 07/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Ivanoviç, Thaçi flet në telefon me Vuçiç: Pranojmë ndihmë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes

Në Bruksel takohen presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç. Takimi i ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, zhvillohet pas dështimit të dialogut teknik.

Plot tre ditë delegacionet në nivelin teknik nuk kanë arritur në Bruksel ndonjë rezultat konkret në çështjet e trajtuara. Ndaj edhe takimi në nivelin e presidentëve, mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç pritet me hezitime. Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç tha se presidentët do të bisedojnë për çështjet globale, pra për implementin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rezultatet konkrete do të dihen pas takimit të sontëm. Por ajo që duam ne është normalizimi i plotë i raporteve, siç është thënë edhe në strategjinë e BE, të prezantuar në shkurt, për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kocijançiç duke shtuar se përparimi në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit është në interesin e të dy palëve, nëse ato duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Takimet në Bruksel

Takimi në Bruksel fillon në orën 19, fillimisht me takimet e ndara të Mogherinit me presidentët Thaçi dhe Vuçiç, e më pas do të mbahet edhe darka e përbashkët. Zyrtarisht nuk është konfirmuar, por një prej temave që do të hapen në këtë takim është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin pala serbe insiston që të zbatohet sa më parë. Mediat serbe kanë bërë të ditur se presidenti serb do të insistojë që të trajtohet kjo temë dhe të fillohet sa më parë me realizimin e saj.

Presidenti i Kosovës është takuar gjatë ditës në Bruksel edhe me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Thaçi tha se Kosova me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i ka plotësuar kritieret për liberalizimin e vizave. Ndërsa tani e ka radhën BE që të veprojë.

Para ardhjes në Bruksel, të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç kanë qenë në vizita të ndara në SHBA. Presidenti i Serbisë është ndarë i pakënaqur me këtë vizitë në SHBA dhe në OKB, sepse shumica dërmuese e bashkëbiseduesve mbështesnin pavarësinë e Kosovës. /DW/

 

 

 

Etiketa: takimi ne BrukselThaçi-Vuçiç
Pas

Mediat greke: Mijëra njerëz nisen për të marrë pjesë në funeralin e Katsifas

Para

Veliaj bën propogandë me “të pakënaqurit” e PD-së (Foto)

Para
Veliaj bën propogandë me “të pakënaqurit” e PD-së (Foto)

Veliaj bën propogandë me "të pakënaqurit" e PD-së (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

Raporti/ INSTAT: Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.