13:24 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga grabitja e Kredo.al, te plagosja e pronarit të banesës/ Kush është Astrit Thaçi, dhe jehona e tij në mediat italiane

08:35 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga grabitja e Kredo.al, te plagosja e pronarit të banesës/ Kush është Astrit Thaçi, dhe jehona e tij në mediat italiane

Astrit Thaçi, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë, la të plagosur dy netë më parë në Durrës 42-vjeçarin Rexhep Terziu, në tentativë për ti grabitur banesën.

Thaçi dyshohet se është dhe autori i grabitjes së një pike të dhënies së kredive, Kredo.al, të shtunën që lamë pas në Durrës, ndërkohë që aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe përtej brigjeve të Adriatikut.

E shkuara problematike e Astrit Thaçit është pasqyruar dhe në mediat Italiane, si tek La Nuova e cila më 7 Gusht 2018 shkruan:

“Është rishoqëruar në burgun e Bancali i arrestuari në Sorso të Sardenjës, Astrit Thaçi i dënuari shqiptar i cili u kap nga karabinierët pasditen e së dielës pasi është ndjekur nga rruga Buddi Buddi. 25 vjeçari është rikërkuar prej disa ditësh pasi në 1 Gusht nuk është futur për të vazhduar dënimin në burgun e Bancali pas një lejeje disa ditore.

Personi i cili vuante prej disa kohësh dënimin për plaçkitje dhe vjedhje në apartament të kryer në Lombardi, është kapur nga radarët e zbatimit të ligjit pasditen e së dieles pasi kishte vjedhur një makinë tip Mercedes. Në vend që të ndalonte teksa forcat ushtarake i kanë kërkuar, i dënuari është larguar duke i dhënë gaz makinës.”

Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe 19 vjeçarit Astrit Thaçi, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila mbillte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.

Në një konferencë për shtyp nënkoloneli Alessandro Giuliani dhe koloneli Francesco Motta deklarojnë arrestimin e dy anëtarëve të tjerë të bandës shqiptare të cilët në shkurt mbillnin terror në Calolziese.

“Shkon në pesë numri i të arrestuarve. Përveç tre personave të cilët u vendosën përballë drejtësisë dhe që vuajnë denimin në burg në Monza (Devis Gramo 23 vjeç, Bekim Dula 19 vjeç dhe Fatmir Gjata 19 vjeç), janë shtuar dhe dy të arrestuar të tjerë. Ata janë Endri Agalliu 19 vjeç dhe Astrit Thaçi 19 vjeç, të cilët mbërritën në Itali në janar si bashkatdhetarët e tyre. Jo një bandë e mirë organizuar dhe as një grup kriminal me një drejtues, por një grup banditësh që godasin në mënyrë rastësore duke dhunuar viktimat e tyre”.

“Ndjeva një zhurmë të lehtë”, zbardhet plagosja në Durrës, flet pronari i shtëpisë: Hajduti nxori pistoletën nga brezi dhe…

 

Etiketa: astrit thaci
Pas

A ia ka prerë Rama ‘biletën’ e largimit Cakajt? Flet ‘mentori’ i tij Baton Haxhiu

Para

Aksident shokues: Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër (Pamje)

Para
Aksident shokues: Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër (Pamje)

Aksident shokues: Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër (Pamje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë në Romë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.