Pjesë e fjalimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë që po ndodh me krerët e UÇK në Hagë.
“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. Ne dimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Seli mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit.”, theksoi ai.