Delegacioni kosovar ka nisur takimin me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel.
Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa. Pas takimit me delegacionin kosovar, Mogherini do të takohet me atë serb. Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandar Vuçiç.
Ndërkohë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, ka publikuar një fotografi të këtij takimi. (D.D/Shuplaka)