02:14 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thaçi flet me emra dhe tregon kush i mundësoi bisedimet për kufijtë

22:30 | 20/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi flet me emra dhe tregon kush i mundësoi bisedimet për kufijtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një debat me Sokol Ballën dhe analistët në emisionin “Real Story” të Vizion Plusit. Thaçi ka thënë se po vepron dhe është në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë.

“Është jashtëzakonisht inkurajues qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që na ka krijuar aftësinë për të diskutuar për korrigjimin e kufijve, siç është inkurajues edhe mesazhi mbështetës i z. Bolton. E di se ka pasur opinione të ndryshme, se ai është një qëndrim personal i z. Bolton, por ajo që mund t’ju them është se tani qëndrimi është i qartë, edhe i SHBA-së edhe i BE-së, por edhe i Parlamentit Evropian, që të shtyhet ky proces përpara dhe të krijohen mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve. Ky është një rast, një shans, të cilin duhet ta shfrytëzojmë.”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se jo çdoherë Uashingtoni, Bashkimi Evropian janë të fokusuar për Kosovën, për Serbinë apo për Ballkanin.

“Përfundimisht mendoj se nëse arrijmë marrëveshje, atëherë do të hapet një perspektivë e jashtëzakonshme për Kosovën, por natyrisht se do të hapet perspektiva evropiane edhe për Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se po ekzagjerohen situata krejtësisht të paqena dhe pretendohet të fiksohen disa gjëra që nuk qëndrojnë për rajonin.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në ‘Opinion’ se qëndrimi amerikan është fleksibël, duke mbështetur idenë e Thaçit si një shans historik. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Hashim Thaci
Pas

Zbërthehet Rama: Cili është qëllimi i “korrigjimit të kufijve”, është thjeshtë një mjet

Para

Letër të hapur për kryeministrin, flet Anila Kurti: Nuk kam marrë asnjë përgjigje!

Para
Letër të hapur për kryeministrin, flet Anila Kurti: Nuk kam marrë asnjë përgjigje!

Letër të hapur për kryeministrin, flet Anila Kurti: Nuk kam marrë asnjë përgjigje!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.