Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar sot nga televizioni serb N1 Info, ku ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni.
Gjatë intervistës deklaroi se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e di se Kosova është e pavarur dhe sovrane.
“Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën. Nuk duhet të jetojë me te të kaluar por të shikojë kah e ardhmja. Lidershipi i Serbisë dhe Vuçiqi e di se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Por mendoj se deklarata e tij ka qenë më shumë për konsum të brendshëm. Dialogu nuk ka alternative, do të jemi të përkushtuar që të vazhdojë dialogu, në mënyrë që të kemi fqinjësi të mire. “ U shpreh presidenti kosovar.
Veçantia e kësaj interviste është mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviq, raporton Insajderi.
Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, teksa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze. (S.SH/Shuplaka)