17:20 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thaçi, Haradinaj dhe Veseli të mërkurën kontrabandojnë shfuqizimin e Speciales në Kryesi të Kuvendit (Dokument)

20:31 | 12/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli të mërkurën kontrabandojnë shfuqizimin e Speciales në Kryesi të Kuvendit (Dokument)

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, po tentojnë ta përsërisin natën e 22 dhjetorit, që ta kontrabandojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale. As thirrjet e Washingtonit, sikurse edhe sot të Brukselit, nuk ia kanë ndërruar mendjen liderëve që ta ndalin nismën e tyre. Gazeta Express e ka siguruar dokumentin dhe të gjitha pikat e rendit të ditës për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte paraparë të mbahej të hënën, por që e njëjta u vendosë të shtyhet për të mërkurën.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritej të shqyrtohej përsëri futja në rend të ditës e shfuqizimit të Gjykatës Speciale ishte caktuar të mbahet më 15 janar, por tani, e njëjta është shtyrë më 17 janar.

Megjithatë, drama e 22 dhjetorit do të vazhdojë. Tre liderët kosovarë nuk janë zmbrapsur nga nisma e para tre javësh kur tentuan që përmes një seance të jashtëzakonshme të hedhin në votim shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pamundësia për kuorum në dy mbledhjet e Kryesisë së asaj nate, e dështuan këtë iniciativë.

Sido që të jetë, duket se i njëjti skenar do të ndodh edhe të mërkurën, ani pse në plan ishte që ajo të shqyrtohej të hënën.

Tentimin e liderëve që Specialja të futej në rend dite të hënën, e  ka konfirmuar për Express, edhe shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së Avdullah Hoti në një prononcim për Gazetën Express të premten.  Tha se kjo është e vërtetë, por që qëndrimi i LDK’së për këtë gjykatë tashmë është i ditur.

“Qëndrimi i LDK-se është i qartë. Kërkesa e miqve tanë ndërkombëtarë është e qartë, përfshirë edhe rekomandimin nga dy të dërguarit special të Francës dhe Gjermanisë ditën e enjte”, është shprehur Hoti për Express.

Kryesisë së Kuvendi i duhet shumica e votave të anëtarëve të saj në mënyrë që të votojë për miratimin e një pike të rendit të ditës.

Dy herë radhazi, Kryesia dështoi javë më parë, për të  futur në rend ditë një pikë të caktuar, pra Ligjin për Specialen.

Avdullah Hoti nuk tregon se çfarë do të bëjë LDK kur kjo gjykatë të jetë pikë e rendit të ditës. Tha se atë ditë edhe do të vendosin se si do të veprojnë.

Kurse nga Qeveria e Kosovës mohojnë se qëndrojnë mbrapa inicimit të këtij Ligji për të mërkurën. Avni Arifi, nga kabineti i Kryeministrit Haradinaj,  ka thënë se prej tyre nuk është marrë kjo nismë.

“Qeveria nuk ka iniciative të tillë. Është mire me ju drejtu kuvendit në lidhje me këtë çështje”, është shprehur Arifi.

Kuvendi i Kosovës, sot gjatë ditës e ka lëshuar agjendën për ditën e hënë, pra 15 janar, dhe pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen aty. Por, nuk e kanë bërë publike pjesën kur në rend dite do të futet edhe Specialja.

Gazeta Express e ka siguruar të gjithë agjendën dhe pikat tjera që ishin planifikuar të jenë pjesë e mbledhjes së kryesisë për 15 janar.

 

Ramush Haradinaj ditë më parë e ka hequr barrën nga vetja duke thënë se një vendim i tillë u takon deputetëve të vendosin, derisa presidenti Thaçi qartazi shprehet kundër Speciales. Në vazhdimësi e ka potencuar se me këtë gjykatë i është bërë padrejtësi Kosovës. Pak më i tërhequr është shfaqur të jetë kreu i PDK’së, Kadri Veseli, i cili përmes një kolumne rreth zhvillimeve për Specialen tha se kjo gjykatë është e pashmangshme dhe nuk mund të ndalohet.

Ndërkohë, sot deputetët e Kuvendit dhe tre liderët kanë marrë një kërcënim të ri ndaj kësaj iniciative. Atyre u kanë reaguar Zyra e BE’së dhe misionet diplomatike të vendeve anëtare të BE’së që përfaqësohen në Kosovë./GazetaExpress/

 

Etiketa: GJYKATA SAPECIALEThaçi-haradinaj Veseli
Pas

Këto katër shenja horoskopi nuk e lëshojnë lehtë paranë

Para

Edhe pse do i kushtojë shumë para, “Facebook” bën ndryshimin radikal, Zuckerberg “rrënon” bizneset: S’kanë më prioritet

Para
Edhe pse do i kushtojë shumë para, “Facebook” bën ndryshimin radikal, Zuckerberg “rrënon” bizneset: S’kanë më prioritet

Edhe pse do i kushtojë shumë para, “Facebook” bën ndryshimin radikal, Zuckerberg “rrënon” bizneset: S’kanë më prioritet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kontrolle të vazhdueshme në bregdetin e Durrësit, vijon lirimi i hapësirave publike

U largua nga Interi pas dështimit në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi zikaltër transferohet në Serbi: Ia premtova Mihajlovicit

Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

Dorëheqjet masive pas thirrjeve të Ramës, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie!

Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për abuzimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €

Falje kamatvonesash e pagesë me këste, OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Dy të vdekur dhe 10 të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

Vala e të nxehtit në Greqi, Akropoli dhe disa vende arkeologjike do të mbyllen deri të premten në mesditë

EMRI/ Ishte nisur për të shuar flakët, kush është zjarrfikësi që humbi jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.