Një moment tejet i dyshimtë nga ka shpëtuar nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian që u mbajt në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, .
Deklarata e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga ajo që po diskutonte presidenti të Kosovës. Këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.
“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe cka mos të fol Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve ,i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli.
Për më shumë shihni videon:
(E.K/FAXWEB.AL)