Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se autoritetet turke kishin hequr flamurin e Kosovës në ceremoninë për inaugurimin e aeroportit të Stambollit pas kërkesës së tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi thotë se në Stamboll u nderuan të dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria.
“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, shkruan Thaçi.
Pak më parë ishte edhe Ministria e Jashtme e Kosovës e cila e mohoi se ishte hequr flamuri i Kosovës, duke e quajtur Vuçiçin shpifës të kriminalizuar. (B.H/Faxweb)