Republikën e Kosovës e njeh edhe një tjetër shtet, dhe vendi që i shtohet listës shumëemërore është Xhamajka. Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i shtetit Kosovar Hashim Thaçi në një postim në Twitter.
“Teksa falenderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje dhe lobimin e vështirë të tij Presidenti i Kosovës shkruan:
“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Twitter.
Më tej presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.
Thaçi thotë se: “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”.