Lideri i Vetëvendosje i cili pritet të marrë postin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti foli edhe për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.
I ftuar në Opinion, Kurti tha se nuk i ka votat e nevojshme, ndërsa shtoi se ai ka bërë diçka të paimagjinueshme pasi ka pranuar të bëjë shkëmbim territorial me Serbinë.
“Ne gjithmonë e kemi kërkuar shkarkimin. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që e kemi me Presidentin, tash të shohim qëndrimin e tij në raport me Serbinë. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme pasi ka pranuar të bëjë shkëmbim territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim të dhimbshëm të kufijve. Nëse marrim Preshevën dhe Bujanovcin. Unë nuk hyj në pazare me Serbinë për tokën e Kosovës. Ne nuk e konsiderojmë që shqiptarët e Preshevës nuk janë të barabartë me serbët në Veri kur dihet se në këto vise janë strukturat e Serbisë dhe shqiptarët janë autokton, kur dihet se në Veri ka edhe serbë që kanë shkuar nga Rahoveci”, shtoi Kurti.
Discussion about this post