23:24 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Thaçi: Kemi 110 deputetë për ushtrinë, do i bind SHBA-të dhe NATO-n

08:10 | 19/03/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi: Kemi 110 deputetë për ushtrinë, do i bind SHBA-të dhe NATO-n

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet i sigurt për krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe për këtë thotë se nuk do të pritet për Serbinë. Në një intervistë për “Konica.al”, ai thekson se kjo nuk po bëhet për të marrë diçka në këmbim dhe nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale.

I pyetur përse tani krijimi i një ushtrie, Thaçi shprehet se nevojitet “një forcë kjo e re, multietnike. Një forcë që do ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve”:

“Pse tani? Në fakt duhet të ndodhte dje, mirëpo jemi vonuar pikërisht duke u konsultuar me të gjithë që të ndodhë një proces i ngadalshëm, hap pas hapi, gradual gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen të gjitha komunitetet. Ndërsa tani serbët, definitivisht, pas shumë konsultimeve, takimeve, bisedave kanë theksuar qartë se nuk e përkrahin themelimimn e ushtrisë së Kosovës, thotë Lista Srpska. Prandaj nuk kemi ç’të humbim kohë më tutje- edhe kështu jemi vonuar tash e tri vite, kështu që duhet të ndodhë pikërisht tani.”

Ai mohon mundësinë e ndonjë përplasje duke theksuar se që në vitin 2014, është arritur dakordësimi me SHBA-të dhe NATO-n për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Duhet ta potencoj se nëse deklaratën e pavarësisë së Kosovës e kanë votuar dhe nënshkruar 109 deputetë, propozimin për themelimin e ushtrisë do ta votojnë 110 deputetë që kanë deklaruar. Do të thotë, përtej deklaratës se pavarësisë do të shkojë dhe kjo nevojë imediate dhe e fuqizimit të unitetit të Kosovës. Unë theksoj se ne edhe do ta themelojmë ushtrinë edhe do ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-në dhe NATO-n.”, thekson Presidenti i Kosovës.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: deputeteHashim ThacikosovaUshtria
Pas

Shpallet konkursi për dizenjimin e murit që ndan SHBA-të nga Meksika

Para

Çifti i lezbikeve thyen tabutë, bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Para
Çifti i lezbikeve thyen tabutë, bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Çifti i lezbikeve thyen tabutë, bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.