22:48 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi: Kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan janë bazat ruse në Serbi

10:50 | 13/06/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi: Kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan janë bazat ruse në Serbi

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për median kroate Vecernji List, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e mundshme mes dy vendeve pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Po kështu ai ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Kroacinë.

Gjatë kësaj interviste Thaçi ka folur edhe për përcaktimin e Kosovës në luftën kundër radikalizmit islamik dhe terrorizmit.

“Kosova ka krijuar një kulturë politike me organizimin shumë të mirë të zgjedhjeve, të cilat janë pranuar nga të gjitha partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Dhe në këtë fushatë zgjedhore, të gjitha partitë politike kanë treguar një kulturë të lartë të debatit, në bazë të programeve dhe ofertës konkrete. Pa marrë parasysh se kush do të formojë qeverinë pas zgjedhjeve, ajo që ne tani e dimë është se ajo do të jetë qeveri e drejtuar drejt NATO-s dhe BE-së, i cili është i vetmi orientim i qytetarëve dhe politikanëve në Kosovë”, tha Thaçi.

Përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura.

“Për pesë vjet zhvillojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në vitin 2013, kemi arritur marrëveshjen e parë për zgjidhjen e paqes e mosmarrëveshjeve midis nesh, pas një shekulli të tërë të konfliktit. Dialogu mes dy vendeve tona nuk ka alternativë. Sa për ushtrinë, secili shtet i pavarur ka ushtrinë e vet. Dhe Kosova do të ketë ushtrinë e vet, e cila do të jetë forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s, forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Në fakt, një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan, janë bazat ruse në Serbi”,  është shprehur Thaçi. (J.V/Shuplaka)

 

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

 

Etiketa: Hashim Thaciintervistekosove
Pas

KQZ e shqetësuar, LETËR Kryeministrit: Probleme dhe vonesa në trajtimin e komisionerëve

Para

Tahiri sulmon LSI-në: PS nuk do të fitojë sërish me ‘partiçka’, nuk doja kurrë një eksperiencë si ajo e Metës

Para
Tahiri sulmon LSI-në: PS nuk do të fitojë sërish me ‘partiçka’, nuk doja kurrë një eksperiencë si ajo e Metës

Tahiri sulmon LSI-në: PS nuk do të fitojë sërish me ‘partiçka’, nuk doja kurrë një eksperiencë si ajo e Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.