Ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për Sulmet në Manchester. Ai është shprehur i tronditur me sulmin e ndodhur dhe ka deklaruar se Kosova është krah popullit britanik. Sipas tij ky sulm është idrejtuar tek pjesa më e ndjeshme e shoqërisë.
“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka shkruar Thaçi.
Në këtë sulm, sipas deklaratave të fundit të Policisë britanike, kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa të lënduar janë rreth 60 të tjerë. (B.H/Shuplaka)