Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi ka njoftuar se ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Thaçi shkruan se duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, përmes një dekreti e ka caktuar Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH”, shkruan Thaçi.
(S.SH/Shuplaka)