21:41 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

 Thaçi: Kosova sot do të rreshtohej krah SHBA-së në OKB, edhe sikur të ishim të vetmit

21:26 | 21/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
 Thaçi: Kosova sot do të rreshtohej krah SHBA-së në OKB, edhe sikur të ishim të vetmit

Shtetet e Bashkuara sot kanë pësuar një disfatë djegëse në diplomaci, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku është kundërshtuar fuqishëm njohja që Amerika ia ka bërë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Plot 129 shtete kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB’së. Kështu thotë numri një i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express.

Shumica e kombeve të botës sot i ka dhënë një goditje të fortë Shteteve të Bashkuara, duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe duke i shpërfillur kërcënimet e presidentit Donald Trump për hakmarrje me ndërprerjen e ndihmave për shtetet që votojnë kundër saj.

Nëpërmjet një akti kolektiv të mosbindjes karshi Uashingtonit, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar 129 me 9, me 35 abstenime, për të kërkuar që SHBA’ja të shfuqizojë deklaratën e 6 dhjetorit 2017 për Jerusalemin, qytetin e shenjtë të pretenduar për kryeqytet si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinezët.

Rezoluta e OKB’së është jo obliguese dhe rrjedhimisht kryesisht simbolike, por votimi bindës ka vënë në pah lëkundjen që ka shkaktuar në politikën botërore vendimi i administratës Trump për ta thyer një konsensus ndërkombëtar 50-vjeçar për statusin e Jerusalemit, si dhe izolimin diplomatik të Amerikës.

Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, ndonëse disa aleatë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan.

Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Tirana zyrtare.

Por, Kosova, që s’bën pjesë në OKB, do të kishte votuar ndryshe. Këtë qëndrim e ka zbuluar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi për Gazetën Express.

I pari i vendit ka thënë se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, “pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje”.

Kujtojmë që pas vendimit të Shqipërisë për të votuar kundër SHBA-së në OKB, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reagoi duke thënë se Shqipëria iu përmbajt konsensusit ndërkombëtarë për Jeruzalemin.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”- thuhet në deklaratën e MPJ.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së në OKB deklaroi pas votimit se vota e atyre vendeve që ishin kundër SHBA-së do të mbahej mend. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Hshim Thaçi-OKB
Pas

Babaramo: Ditmir, Brukseli është alibi, dilema reale është me Trump apo me Erdogan

Para

“Ndihmuat Veliajn”, Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, ofron para. Donald Lu nuk e kishte parë dhunën

Para
“Ndihmuat Veliajn”, Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, ofron para. Donald Lu nuk e kishte parë dhunën

“Ndihmuat Veliajn”, Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, ofron para. Donald Lu nuk e kishte parë dhunën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.