Menjëherë pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh për mediat se në këtë takim BE kërkoi që të jetë i qartë raporti me Serbinë, për mos lejimin e cënimit të territorit të Kosovës.
Thaçi u shpreh se është biseduar për dialog, duke respektuar sovranitetin e secilit shtet dhe që e ardhmja e të dyja vendeve të jetë një e ardhme europiane, jo me politika të Milloshevicit.
“Kemi potencuar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse, kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie. Kemi potencuar shumë qartë që e ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja europiane por jo me politika Millosheviqit nga ana e Serbisë.
Është kërkuar që në asnjë rrethanë, Serbia të mos e përsërit gabimin e trenit, kemi njoftuar qartë se Kosova nuk do t’i presë më lule mesazhet e tilla por do t’i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë.”, u shpreh Hashim Thaçi.
Ai bëri me dije se gjatë takimit u fol edhe për çështjen e murit, muri duhet të rrënohet në tërësi dhe për hapat e mëtejshëm të mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve. (XH.A/SHUPLAKA)