15:51 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi, Serbisë: S’mund të bëheni liderë të rajonit me aeroplanë rusë

16:55 | 24/02/2017
në Kosova, Te Gjitha
0
Thaçi niset nesër drejt Brukselit, me kë do takohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për prestigjiozen amerikane “The Wall Street Journal” deklaroi se ka kaluar koha e dominimit në Ballkan.

Thaçi për WSJ-në pohoi se çdo pretendim nga çdokush për ta prezantuar veten si një superfuqi në rajon, është i gabuar. “Sidomos nëse ky pretendim përfshin avionët rusë”, ka thënë Thaçi për WSJ-në.
Presidenti Thaçi në këtë intervistë ka thënë se asnjë vend nuk është lider i rajonit. “Kjo është arsyeja pse Serbia i ka humbur të gjitha luftërat që i kishte filluar”, ka thënë Thaçi. Në këtë intervistë për gazetën amerikane me ndikimin më të madh në botë, Thaçi ka thënë se bota dhe Evropa po ndryshojnë. Sipas tij, nuk mund të mohohet fakti se demokracitë liberale janë lënduar.

“Të drejtat e njeriut si vlerë janë lënduar, si dhe vetë demokracia. Kjo është arsyeja pse ne e shohim një rritje në ideologjitë nacionaliste dhe autoritare”, tha Thaçi. Presidenti Thaçi shtoi se është punë e Beogradit “nëse ata duan të bëhen një bazë e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por mendoj se qytetarët e Serbisë duan një perspektivë evropiane, e jo të jenë një faktor destabilizues në rajon, ashtu siç ishin më parë”. Gazeta prestigjioze amerikane shkruan se shteti më i ri i Evropës bart disa plagë të dukshme nga gjakderdhjet etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë dhe që detyruan administratën e Clintonit dhe NATO-n që ta bombardojë Serbinë në vitin 1999, derisa Sllobodan Millosheviçi ndaloi me shtypjen e shqiptarëve dhe largimin e tij nga Kosova. Megjithatë, sipas presidenti Thaçi, Kosova dhe Serbia janë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Hashim Thaci
Pas

Gjermania azil për 136 zyrtarë të lartë turq

Para

Peticion politikës dhe ambasadave, 50 shoqata civile mblidhen bashkë: Të shpëtojmë Vetting-un!

Para
Peticion politikës dhe ambasadave, 50 shoqata civile mblidhen bashkë: Të shpëtojmë Vetting-un!

Peticion politikës dhe ambasadave, 50 shoqata civile mblidhen bashkë: Të shpëtojmë Vetting-un!

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, reagon Meta: Asgjë e re nga prokurorët, kërkuam hetim kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së

Itali/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, në pranga 32-vjeçari, nën akuzë 24-vjeçarja! ‘Biznesi’ bëhej me mesazhe e foto

Elbasani humbet legjendën e futbollit, ndërron jetë Xhevahir Taushani

Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi

Elbasan/Dy vëllezër sulmojnë 60-vjeçarin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.