Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mëngjesin e sotëm janë takuar në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, si pjesë e një pune joformale gjatë ngrënies së mëngjesit, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk do të qëndrojë më shumë në Bruksel, pasi nesër ai do të jetë në Serbi, për të përuruar një shkollë të re,raporton Tanjug.
Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është për të shkëmbyer mendimet mbi vazhdimin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit por ende nuk dihet se në çfarë rezultati do të arrihet. (J.V/Shuplaka)