Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, takohet me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e presidentit, ku takim zhvillohet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe është diskutuar për mundësinë e pranimit të Kosovës në INTERPOL.
“Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërkohë, Stock është shprehur se INTERPOL është i hapur për Kosovën dhe pret që të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Mësohet se në këtë takim, ndër të tjera Thaçi ka kërkuar edhe anullimin e fletë arresteve serbe, jo vetëm për Ramush Haradinajn, por për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, sipas të cilit po gjykohen padrejtësisht. (D.D/Shuplaka)