Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsërit se ratifikimi i demarkacionit është e vetmja mënyrë për të arritur në liberalizimin e vizave. Ai theksoi se nëse demarkacioni nuk kalon në Kuvend, mund të nevojiten dekada deri sa Kosova të lëvizë lirshëm në zonën e Schengen.
“Definitivisht po, nëse kryhet Demarkacioni ndodh liberalizimi i vizave në muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh ka pasiguri për muajt, vitet e ardhshme, ndoshta dekadë”, është shprehur Thaçi në emisionin “Euro Tribuna”.
Presidenti i Kosovës shprehet se do të punojë që t’i bindë serbët të votojnë përkundër faktit që sipas tij ata janë të urdhëruar nga Serbia që të mos votojnë formimin e ushtrisë.
(XH.A/SHUPLAKA)