22:28 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi thërret palët, zgjedhjet më 11 ose 18 qershor

23:51 | 10/05/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi niset nesër drejt Brukselit, me kë do takohet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës pas vednimit që u mor sot për rrëzimin e qeverisë.

Indeksionline shkruan se Thaçi shpërndarjen e Kuvendit e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

Nga ana tjetër, nesër presidenti do të presë në zyrën e tij, liderët e partive politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

Megjithatë, procesi i parakohshëm elektoral mund të mbahet në datë 11 ose 18 qershor, në bazë të afatave që paracakton Kushtetuta. Po të zbatohet kjo dhe zgjedhjet të lihen me 18, Shqipëria dhe Kosova mund të jenë në zgjedhje në të njëjtën ditë, gjithmonë nëse qeveria shqiptare nuk i shtyn zgjedhjet pas kërkesave këmbëngulëse të opozitës.

Në Kosovë kuvendi sot ka votuar mocionin e mosbesimit dhe ka rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës.  Pas afërisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa. Në Kuvend ka pasur shumë përplasje mes PDK-së dhe AK-së. 

Ndërsa 34 deputetë kanë votuar kundër rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës dhe tre deputetë abstenuan. Rënia e qeverisë së Kosovës erdhi pas një krize të thellë politike e cila ka filluar që nga firmosja e dy marrëveshjeve për demarkacionin dhe asosacionin e komunave serbe në veri. 

Pak përpara se 78 deputetë të votonin pro mocionit të besimit për të rrëzuar kështu Qeverinë e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka dalë përpara tyre ku ka mbajtur fjalimin që do të ishte i fundit për të si kryetar qeverie.

Duke u shprehur se nuk kishte diçka në veçanti për të thënë, ai u shpreh se vendimi i parlamentit do të ishte një “vendim meritor”. Duke shmangur komentet se kush-kujt iu bashkangjit, për të mos i komentuar, ai vlerësoi faktin që në seancën e sotme plenare për herë të parë shumica ishte në sallë dhe jo jashtë saj.

“Nuk kam diçka të them në veçanti, si shtet i ri duhet gjithmonë t`i nënshtrohemi qytetarëve dhe vullnetit të Parlamentit, ashtu si vendos Parlamenti, do jetë vendim meritor. Nuk dëshiroj fare të komentoj se kush-kujt iu bashkangjit, të kujt janë iniciativat, edhe pa votuar iu falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pas dhe vlerësoj se ky Parlament meriton të ketë njerëz që i çojnë proceset përpara, e shoh se për herë të parë shumica janë në sallë e jo jashtë Kuvendit. Iu uroj shëndet dhe uroj që të vendosni sipas bindjes tuaj.”, u shpreh Mustafa. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Hashim Thacikosova
Pas

Qëllohet me kallashnikov pika e basteve në Sarandë, 39-vjeçari i shpëton atentatit të 8-ë

Para

Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Para
Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.