Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëm në tubimin e mbajtur te Shkolla “Migjeni” në Tetovë, ka deklaruar se ai është kryeplaku i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.
Thaçi para të pranishmëve tha se edhe anëtarët dhe militantët e BDI-së këtë rradhë do ta votojnë kandidatin e PDSH-së për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dautin.
“Unë jam realisht kryeplaku i politikës shqiptare të Maqedonisë, të tjerët janë të rrejshëm, ato lëre që janë të rrejshëm por janë edhe të përkulshëm, lëre që janë të përkulshëm por janë edhe shumë të dobët. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshshëm të nderuar bashkëqytetar të mi më besoni se po ua flas të vërtetën, ju të jeni të sigurt, apsolutisht se anëtarëet e BDI-së dhe militantët e tyre, këtë herë më shumë se gjysa kanë garantuar se do ta votojnë Bardhyl Dautin”, ka deklaruar mes tjerash Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. (B.H/Shuplaka)