07:19 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi uron Kosovën, nuk harron ata që punojnë dhe natën e fundvitit

08:58 | 01/01/2017
në Kosova, Te Gjitha
0
Thaçi uron Kosovën, nuk harron ata që punojnë dhe natën e fundvitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë qytetarët kosovarë pak përpara se të trokiste Viti i Ri 2017. Në urimin e tij, ai u kushtoi një rëndësi të veçantë të gjithë atyre personave që natën e ndërrimit të viteve do u duhet ta kalonin në krye të detyrës dhe vlerësoi edhe ata ushtarë e diplomatë do të festonin larg familjarëve të tyre.

“Sonte teksa festojmë dhe urojmë njëri-tjetrin, kujtojmë edhe ata që janë në vendet e tyre të punës: policët, zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, që kujdesen për ne të festojmë në rehati dhe qetësi. Ata janë heronjtë e sotëm, sepse me shembullin e tyre tregojnë atë për çfarë shteti ynë ka nevojë më së shumti, që secili të kryejë punën e vetë me nder e përgjegjësi. Urime të veçanta edhe ushtarëve të FSK-së dhe diplomatëve tanë që sonte festojnë larg familjeve të tyre”, është shprehur Presidenti i Kosovës.

Në urimin e tij drejtuar bashkëqytetarëve të Kosovës, ai premtoi se do të punojë më shumë në 2017-ën teksa theksoi se viti 2016 ishte një vit mjaft pozitiv: “Të dashur qytetarë, është kënaqësi t’ju drejtohem në natën e fundit të vitit me urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por edhe i kalitjes me sfidat e shtetit dhe shoqërisë për të ardhmen tonë europiane.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Hashim Thacikosovapresidentiurimi
Pas

“Reina nightclub” një ndër klubet më të njohur në Stamboll, të mbijetuarit u hodhën në det për t’u shpëtuar plumbave

Para

Stambolli përmes fotove pas sulmit terrorist (FOTOT)

Para
Stambolli përmes fotove pas sulmit terrorist (FOTOT)

Stambolli përmes fotove pas sulmit terrorist (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kina kërkon kontroll mbi ‘ligjin e xhunglës’ gjatë luftës në Gaza

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.