Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ilir Metën pas marrjes së detyrës si president.
Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Metën dhe e ka uruar atë për detyrën e re. Ai thotë se bisedoi me Metën për rëndësinë e përkushtimit të dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit dhe perspektivës europiane.
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re.
Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona.
Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës”, shkruan Thaçi. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post