01:10 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi vijon deklaratat e Ramës, paralajmërim për BE-në: Nëse na mbyllni derën, shqiptarët do bashkohen në një hapësirë të vetme!

20:24 | 19/04/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi vijon deklaratat e Ramës, paralajmërim për BE-në: Nëse na mbyllni derën, shqiptarët do bashkohen në një hapësirë të vetme!

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ekziston mundësia e bashkimit të shqipërisë me Kosovën, presidenti kosovar Hashim Thaçi e ka vijuar më tej këtë qëndrim.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Thaçi është shprehur: “Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”, është shprehur Thaçi.

Ndërkohë më tej, presidenti Thaçi ka shtuar se qytetarët kosovarë janë të frustruar me Bashkimin Europian, për shkak të shtyrjes së procesit të liberalizimit të vizave.

 “Natyrisht që qytetarët e Kosovës janë të frustruar me Bashkimin Evropian, me ngurtësinë e tyre, me bllokadën e tyre dhe padrejtësinë dhe ndëshkimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, sepse Kosova ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme dhe krejtësisht me të padrejtë e ka vënë edhe çështjen e demarkacionit”, është shprehur presidenti i Kosovës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaHashim Thaci
Pas

Humb 64-vjeçarja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Para

11 kilogramë kanabis dhe një armë gjahu, arrestohen tre shkodranët (VIDEO)

Para
11 kilogramë kanabis dhe një armë gjahu, arrestohen tre shkodranët (VIDEO)

11 kilogramë kanabis dhe një armë gjahu, arrestohen tre shkodranët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.