21:15 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Thaçi zbulon çfarë bisedoi me zv.presidentin amerikan: Diskutuam dy gjëra në veçanti

20:49 | 29/09/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi zbulon çfarë bisedoi me zv.presidentin amerikan: Diskutuam dy gjëra në veçanti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditën e sotme ka vizituar SHBA-në ku është takuar me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi ka zbuluar edhe disa detaje nga biseda që ka bërë me Pence.

“Unë sapo përfundova takimin shumë të mirë, mund të them të mrekullueshëm me Zëvendës Presidentin Pence, një takim ky ku u diskutuan në veçanti dy gjëra shumë të rëndësishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe afirmimin ndërkombëtar.

E para: Ne kemi kërkuar në këto momente, kur po hyjmë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe të procesit të pajtimit, përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe posaçërisht të Zëvendës Presidentit Pence. Mund të konfirmoj se Zëvendës Presidenti Pence më tha qartë se SHBA do të involvohen, do të jenë të përfshira drejtpërdrejt dhe vet Zëvendës Presidenti Pence do të jetë i fokusuar dhe i përfshirë maksimalisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë.

Besoj se kjo gatishmëri e administratës së SHBA-ve dhe personalisht e Zëvendës Presidentit Pence është inkurajim edhe për mua si President i Kosovës, për institucionet e vendit, për popullin e Kosovës; është besim dhe garanci për një sukses të këtij procesi, që do ta çonte Kosovën në një marrëveshje finale të normalizimit dhe pajtimit të raporteve Kosovë – Serbi dhe do t’i hapte perspektivë Kosovës për integrim në OKB dhe të thyhet kjo gjendje e ngrirë apo një status quo shumë të rrezikshme që po kalojmë në Kosovë dhe në rajon.

Do të përpiqemi që të punojmë për arritjen e një marrëveshje, ku do të jenë fitues edhe Kosova edhe Serbia edhe bashkësia ndërkombëtare, sa i takon Ballkanit Perëndimor.”, tha Thaçi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Hashim ThaciintervistaMike Pence
Pas

Ushtari rus qëllon me mitraloz kolegët duke i lënë të vdekur

Para

Ngjarjet kriminale në Elbasan/ Flamur Vezaj: “Virgjëria” e Prokurorisë së Krimeve të rënda si ajo e prostitutave

Para
Ngjarjet kriminale në Elbasan/ Flamur Vezaj:  “Virgjëria” e Prokurorisë së Krimeve të rënda si ajo e prostitutave

Ngjarjet kriminale në Elbasan/ Flamur Vezaj: "Virgjëria" e Prokurorisë së Krimeve të rënda si ajo e prostitutave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.