Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, duke folur për marrveshjen me Serbinë, u shpreh se arritja e një marrëveshje për kufirin është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën.
Thaçi ndër të tjera u shprehe se presidenti i Rusisë i ka dërguar personalist një SMS ku i ka shprehur mbështetjen nëse palët merren vesh.
“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe me Malin e Zi ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë. Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”, u shpreh Thaçi.
Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.
(M.Q/Faxweb.al)