Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish kreun e PD Sali Berisha, të cilin e ka quajtur vazhdimisht si “bufi i kënetës”, përmes një postimi në Facebook.
Kreu i qeverisë ka postuar një video që shfaq imazhin e bufit, shoqëruar me thirrjet e simpatizantëve të Berishës në sfond.
Më pas Rama shoqëron pamjet me thirrjen “thaje kënetën me votë”, ndërsa më pas ka vendosur linkun e KQZ për emigrantët shqiptarë që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Ky postim i Ramës vjen në vazhdën e disa reagimeve të këtij formati ndaj Berishës.
Discussion about this post