Ditën e djeshme ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale një foto e reperit shqiptar Buta, i cili dukej të ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në foto këngëtari vihej re i shtrirë në një krevat spitali.
Ai kishte tuba të shumtë që i hynin në pjesën e gojës e të hundës. Gjithashtu, edhe kokën e kishte të fashurar. Mbi foto ishte shkrimi:
”Buta n’koma”.
Të shumtë ishin fansat e reperit që u shqetësuan në lidhje me këtë ngjarje dhe reaguan menjëherë. Mirëpo, sëfundmi ka reaguar edhe vetë artisti, i cili e ka ka cilësuar këtë foto si një “Fake News”.
Në këtë rast, vetë Buta thotë se është një lajm i rremë, pasi ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, siç mund të vihet re. Dikush tjetër është në gjendje të rëndë dhe rrezik në koma, por se cili, nuk dihet.
Discussion about this post