Ditën e djeshme në portin e Durrësit u sekuestruan 5 milonë euro në një automjete tip “Toyota Yaris”.
Ditën e sotme ka përfunduar edhe rezultait i numërimit të parave ku bëhet me dije se janë 5 milon euro, por pritet të dalin organet policore apo doganore në komunikim per mediat.
Menjëherë pas daljes së shifrës zyrtare ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ish ministri ironizon duke u shprehur se me paratë e kapura në Durrës mund të ndërtohet gjysma e Teatrit Kombëtar.
Duke shtuar se derisa ti vijë radha gjysmës tjetër për tu ndërtuar do të jetë kapur ndonjë tjetër makinë me këto shuma parash.
Satusi i plotë:
“Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri Kombëtar, për bukuri!
Ska nevojë as për PPP e as për gërr mërr!
Me Toyotën e kapur bëhet gjysma e ndërtimit. Deri sa ti vijë radha gjysmës tjetër, do jetë zënë ndonjë Toyotë tjetër…
E ç’rëndësi ka se të kujt janë ato para?!
Të Teatrit janë!”
(E.V/Faxweb.al)