Ministrja për Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka replikuar në distancë me presidentin Meta, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të Sait Dollapit.
Reagimi i Spiropalit:
Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, zedhenese e Qeverise Elisa Spiropali në Facebook:
Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi!
Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashe t’i vij në ndihmë me këtë korrigjim.
(E.K/FAXWEB.AL)