Shfaqja e zv/kryeministres Belinda Balluku në seancën plenare, pasi kryetarja e Kuvendit tha se është jashtë vendit, ka shkaktuar debate në sallë mes palëve.
Deputeti demokrat Dashnor Sula iu drejtua Spriopalit duke i thënë se është kapur në flagrancë duke gënjyer, pasi tha se Balluku ndodhej jashtë, ndërkohë që kjo e fundit pak minuta më vonë hyri në sallë.
Spiropali e mohoi duke thënë se nuk ka gënjyer dhe i kërkoi Sulës të tërhiqte fjalët mbrapsht duke kërkuar ndjesë.
Pjesë nga diskutimi:
Sula: Ju vazhdoni të bëni, gabim pas gabimi dhe gënjeshtre pas gënjeshtre, dhe sot zonja kryetare jeni kapur mat duke gënjyer. Përpara 1 ore e gjysmë
Spiropali: Nuk ta lejoj. Unë nuk gënjej kënd. Nuk ta lejoj. Nuk mund të më thoni mua që gënjej. Kërko faje dhe vijo për procedurë.
Sula: O do më kërkosh o do kërkoj, në fund të fjalës time. Kolegu Shehaj tha se kërkoj për interpelancën me zëvendëskryeministren. Ju thatë zv/kryeministrja është jashtë shtetit, tani ja ku është zv/kryeministrja. Tani, gënjeva unë apo gënjeve ti?! Për zanat nuk gënjej unë.