01:42 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Thatësira nga temperaturat e larta, bashkia Tiranë: U kapën 151 lidhje të paligjshme, u vendosën 28 gjoba

13:38 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thatësira nga temperaturat e larta, bashkia Tiranë: U kapën 151 lidhje të paligjshme, u vendosën 28 gjoba

Në vijim të aksionit Task-Forcë për menaxhimin e situatës së emergjencës në kryeqytet, si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve kanë marrë një sërë masash për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

 Grupet e punës të Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, monitoruan në terren situatën ku në fokus të punës së tyre ishte pikërisht shkëputja e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm.

Sipas Bashkisë dje  puna u përqendrua në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, Blloku “M. Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e Kosovarëve, zona e Qytetit Studenti, zona e ish-Parkut të Autobusëve, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.

Nga monitorimi në terren u verifikuan dhe u shkëputën 151 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Që nga dita e parë e aksionit, numri i prerjeve të paligjshme ka arritur në 1350 raste, duke sjellë edhe një përmirësim në furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit.

Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse. Vetëm dje janë vendosur gjoba për 13 abonentë familjarë dhe për 15 biznese, duke e çuar në total numrin e atyre që janë gjobitur më 170 raste.

Masat e marra nga Bashkia e Tiranës dhe puna e mirë e bërë në terren nga grupet e Task Forcës në drejtim të identifikimit dhe të shkëputjes së lidhjeve të paligjshme, ka rritur sensibilizimin e qytetarëve për të lidhur kontrata të rregullta me UKT për ujin e pijshëm. Dje janë nënshkruar 115 kontrata të reja si dhe 24 aktmarrëveshje për pagesën e ujit.

Paralelisht është punuar dhe në vendosjen e aparateve të rinj matës, ku u vendosën 98 matës të rinj, ndërsa në total 629 matës.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: bashkiamasattiraneujesjellesi
Pas

Mesi lidhet përjetë me Barcelonën, rinovon deri në 2021-shin

Para

“RD” del kundra ish-kryeredaktorit Patozi: E turpshme, insinuatat e tij të pista dhe aspak të denja

Para
Patozi-demokratëve: Mos u gënjeni kur miopë të PD thonë se do jemi ne qeveri me PS-në

“RD” del kundra ish-kryeredaktorit Patozi: E turpshme, insinuatat e tij të pista dhe aspak të denja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.