Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në ndeshjen që u zhvillua për plot 10 raunde. Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant. Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Pas fitores ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat angleze ku u shpreh se kjo ishte sakrifica që kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij dhe se ky titull shkon për të gjithë shqiptarët dhe gruan e tij e cila priste një fëmijë.
“Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë. Do të bëj gjithçka për familjen time”– u shpreh Marku pasi fitoi titullin e parë në karrierë.
Ky është momenti kur Marku shpallet kampion dhe rrëmben titullin:
AND THE NEW ?
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title ?? pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021