Ditën e djeshme gjatë inagurimit të ambjenteve të Pazrit të Ri, kryebashkiaku Veliaj përmendi një artikull që kishte shkruar prestigjozja ‘’The Economist’’ për Tiranën.
Ai u shpreh mjaft i entuziasmuar nga ky fakt duke vlerësuar me superlativa jo vetëm punën e tij po dhe atë të liderit të tij Rama në krye të kryeqytetit.
Në fakt shkrimi i shkurtër i gazetës nuk është edhe aq i ‘’bardhë’’ pasi aty nën rreshta flet edhe për punimet që bëhen me ngut për të përfunduar në kohë, para zgjedhjeve të qershorit.
Shkrimi i plotë i gazetës ”The Economist”:
Modernizimi i vendit të vogël Ballkanik që ka qënë dikur në gjumë ka filluar të vihet në lëvizje. Sot në një nga mjediset e kryeqytetit do të përurohen ambjentet e një Pazari të Ri duke zëvendësuar një të vjetër dhe tashmë jo të përshtatshëm.
Ai është pjesë e një plani të madh rizhvillimi të qytetit të kryesuar nga Erion Veliaj. Sheshi Qendror Skëndërbeu është duke u kthyer në një zonë të madhe pedonale, ku punëtorët po nxitojnë ta përfundojnë deri në maj. Ndërkohë që dhe Bulevardi i Ri duhet të jetë gati në qershor vetëm e vetëm për zgjedhjet.
Partia Socialiste e zotit Veliaj që është në pushtet shpreson që projekti do të ndihmojë për të bindur votuesit që t’iu japin atyre një mandat të dytë. Nga ana tjetër opozita po kërcënon me bojkot të zgjedhjeve, duke u ankuar se socialistët janë të lidhur me mafian. Po ashtu opozita ka bojkotuar dhe Parlamentin , duke e zvarritur edhe më shumë zbatimin e Reformës Zgjedhore.
Në Tiranë po bëhet një përplasje mes të resë dhe të vjetrës ndërkohë që politika mbetet përherë ajo tradicionalja pa asnjë ndryshim. (E.K/SHUPLAKA)
