Policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “The End” ka identifikuar dy shtetas, që dyshohen për vjedhje.
Efektivët në kryeqytet shprehen se kanë arrestuar të dyshuarit, që vidhnin në banesa e subjekte. “Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve”, njofton policia. Të arrestuarit kanë precedent kriminalë.
“Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte. Të dy shtetasit, me precedent kriminal për vjedhje.
Zbardhen një vjedhje me thyerje në një biznes dhe një vjedhje tjetër, të kryera nga këta shtetas, ditët e fundit. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.