“The Guardian” i ka kushtuar një shkrim rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë. Prestigjozja britanike shkruan se Vetëvendosje përfaqëson shpresë për qytetarët e Kosovës, të cilët janë lodhur nga komandantët dhe administratorët ndërkombëtar.
“Vetëvendosje përfaqëson shpresën për qytetarët e Kosovës të lodhur nga koalicioni i komoditetit midis ish-kryekomandantëve dhe administratorëve ndërkombëtarë.
Zgjedhjet e parakoshme favorizuan Vetëvendosjen, të cilët përdorën një fjalor anti-kolonialist në përgjigje të administratës neoliberale të pasluftës në Kosovë.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit pozitiv, Vetëvendosjes do t’i duhet të gjejë partner për të formuar qeverinë, shkruan “The Guardian”.
Fitoren e VV-sw e quan historike.
“Britania e Madhe nuk është vendi i vetëm që ka përjetuar zgjedhje të parakohshme në qershor. Në Kosovë, një koalicion midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Iniciativës për Kosovën ka përfunduar në vendin e parë me 34% të votave. Një fitore, por jo e mjaftueshme për të formuar një qeveri. Tingull i njohur?
Kjo mund të jetë një lajm i mirë për Vetëvendosjen, një lëvizje politike majtiste që paraqiti fjalorin e anti-kolonializmit në përgjigje të administratës neoliberale të pasluftës në Kosovë. Vetëvendosja, që përkthehet si “vetëvendosje”, ka fituar më shumë vende në zgjedhjet parlamentare se çdo parti tjetër politike, duke marrë 26% të votave.
Megjithëse Vetëvendosje do të duhet të zgjedhë një partner koalicioni për të formuar një qeveri, kjo fitore është një ngjarje historike, një fitore mbi koalicionin “krah të luftës” të kryesuar nga anëtarë të diskutueshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përkundrazi, ish-udhëheqësi i Vetëvendosjes Albin Kurti është një emblemë e rezistencës paqësore të Kosovës. Kurti u burgos nga regjimi serb gjatë luftës dhe pas lirimit të tij u kthye në politikë si përgjigje ndaj problemeve të gjata politike dhe ekonomike të Kosovës së pasluftës”, shkruan The Guardian.(B.H/Shuplaka)