Floyd Mayweather, ashtu siç parashikohej nuk ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj McGregor. Ai ka arritur ta mundë irlandezin në raundin e 10-të ku gjyqtarit I është dashur ta ndërpresë ndeshjen pas goditjeve të shumta dhe të njëpasnjëshme të Mayëeather.
Mes spektatorëve të shumtë por edhe një audience të madhe televizive Floyd Mayëeather provoi edhe një herë se është i pamposhtur, me 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, duke mbyllur një eksperiencë të gjatë në ring dhe duke treguar se edhe pse 40-vjeç mosha është thjeshtë një shifër.
Për McGregor mund të themi se fitoi respekt, por duket se Boksi është sport i rëndë për të i cili është mësuar me një tjetër stil luftimi.
Conor McGregor në fund të ndeshjes përgëzoi boksierin amerikan, si dhe përshëndeti numrin e madh të irlandezëve që shkuan për ta parë në Las Vegas.
Ndryshe ky duel quhej dhe “ndeshja e parave” për shkak të shumës së madhe që do të përfitonin të dy sportistët.
Floyd Mayweather e kishte të siguruar fitimin prej 100 milionë dollarësh nga dueli ndërsa për irlandezin fitimi është i ulët në krahasim me amerikanin.
Sipas të përditshmes britanike “Thë Mirror” sportisti i arteve marciale mikse do të çojë në shtëpi të paktën 30 milionë dollarë. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2663″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post